Moderatorja e emisionit ‘Fakt’, në televizionin lokal të Fierit, Tv Apollon Marsela Topi ka reaguar pas videos që bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme, ku doli jashtë çdo kornize dhe shpërtheu në të shara në studion.

Në një prononcim për Newsbomb.al, ajo ka treguar se nuk i është drejtuar kolegëve të saj, por dy personave që shoqëronin Zotin Cakrani. Pasi sipas saj, ata ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm.

Topi ka theksuar se frazën që pushtoi mediat e ka ruajtur montazhieri, për t’i treguar sesa nervoze ishte bërë.

‘Nuk u kam thene kolegeve te mi, por dy personave qe po shoqeronin Z. Cakrani. Nderhynin gjate gjithe kohes, duke shkaktuar nje stres te padurueshem. Emisioni eshte transmetuar ne mbremje pas montazhit. Ështe regjistrim dhe kete ua faktoj kur të dëshironi. Zakonisht emisioni fillon ne oren 21:00. Ate dite pas montimit, filloi rreth ores 21:40. Kete fraze montazhieri e ruajti per te me treguar se sa nervoze isha bere. Une jam ne komunikim te drejtperdrejte me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, ne emisione te drejtperdrejta. Nuk kam dal asnjehere nga vetja live’, u shpreh Marsela Topi.

Më tej moderatorja ka shtuar se publikimi i videos është përpjekje për t’i prishur imazhin dhe një sulm politik.

‘Jam e bindur qe kjo eshte thjesht nje perpjekje per te me prishur imazhin, ose pse jo dhe nje sulm politik. Perpiqem te jem sa me obiektive ne punen time, duke fituar zemrat e publikut te cilet me percjellin cdo dite konsideratat e tyre. Nuk ka staf ne bote qe pas kuintave, nuk eshte i lirshem mes kolegeve. Ështe thjesht dashakeqesi’, deklaron Topi.

E pyetur nga Liarda Kondakçiu, ajo është shprehur se priste një sulm të tillë pasi qyteti i Fierit është një bastion socialisht dhe do i pëlqente të dëgjonte vetëm lëvdata për qeverinë.

‘Fieri eshte bastion socialist. Do ju pelqente te degjonin vetem levdata per qeverinè. Une u jap mundesine ne temat qe trajtoj duke qene ne koherence te plote me realitetin, te shprehen lirshem. Si gazetare terreni, shoh shume gjera qe nuk shkojne, dhe nuk mund t’i percjell me ngjyra ne ekran, as me pushtetin vendor nuk kam marredhenie as te mira, por as te keqija, te ngrira mund te themi. Vetem se nuk me pelqen te behem pale me asnje. E prisja ne fakt nje sulm ne nje moment te caktuar, por jo te nje niveli kaq te ulet. Gjithsesi une nuk ndihem aspak keq. Kushdo qe e ka bere , dhe kundrekt cilido cmimi, eshte shitur shume lire’, përfundon moderatorja. /Newsbomb