Një ngjarje e r ëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Prizren.

Një grua u që llua nga bashkëshorti i saj. Rezulton se ajo ishte e ëma e këshilltares së kryeministrit në largim Ramush Haradinaj dhe njëkohësisht nënkryetares së AAK-së dhe kryetare e rinisë në këtë parti.

Ka qenë vetë e reja e cila ka njoftuar për lajmin e rëndë në profilin e saj në Instagram.

Vajza e së ndjerës ka shkruar:

Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem.”
Sipas informacioneve të para, gjithçka kishte nisur pas disa mosmarrëveshjesh që 42-vjeçarja kishte patur me bashkëshortin e saj më të cilin kishte 20 vite diferencë.

61-vjeçari me inicialet B.V. dhe e ndjera kishin disa vite të martuar dhe kishin disa ditë që ishin kthyer për pushime nga Zvicra.

Si ndodhi ngjarja

Pak minuta pasi që dyshohet se B.V., 61 vjeç, i mori jetën gruas së tij 42 vjeçe, ai kishte telefonuar policinë. ‘I mo ra jetën gruas’, u kishte thënë zyrtarëve të hetuesisë 61-vjeçari. Në vendin e ngjarjes, sipas policisë, në rrugën ‘Hysni Morina’ të Prizrenit, ai kishte që lluar 15 herë.

E ndjera ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Çifti kishte më shumë se 2 javë që kishin ardhur në Kosovë. Ata nuk kanë fëmijë nga martesa e tyre. Por kjo ishte martesa e dytë e çiftit. Që të dy kishin fëmijë nga martesat e para. Sipas prokurorisë, çifti nuk njihej si problematik.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka dhënë për Gazetën Express detaje se si ka ndodhur rasti, duke treguar se i dyshuari ka telefonuar vetë policinë pasi dyshohet se i ka marrë jetën bashkëshortes së tij.