Energjia elektrike do të mungojë për disa orë, dy ditët në vijim, në disa zona në kryeqytet, për shkak të punimeve të rrjet.

Sipas OSHEE po punohet për rikonstruksionin e disa kabinave, e për këtë arsye do të stakohet energjia në disa zona.

Zonat dhe orari kur do të mungojë rryma:

26 gusht

09:00-15:00 rruga “Marie Logoreci”, rruga Sadik Petrela pjeserisht. rruga “Bajo Topulli” pranë Kryegjyshatës

09:00-12:00 rruga e Barrikadave, rruga “Ludovik Shllaku”

09:00-13:00 rruga “Hasan Ceka” pranë rrugës “Don Bosko”.

27 gusht

09:00- 15:00 rruga “Nikolla Tupe”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Marie Logoreci”, rruga Sadik Petrela pjeserisht

09:00-13:00 rruga “Eshref Frashëri”.