PSG-ja ka mposhtur me rezultatin 1-2 Brestin ditën e sotme në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Ligë 1.

Ishin parisienët të cilët kaluan të parët në avantazh, falë një goli shumë të bukur nga Di Maria në minutën e 39’.

Pikërisht me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, me të dytën që nisi me vendasit në sulm. Ishte Grandsir, i cili në minutën e 72’, shënoi për Brestin, duke i dhënë barazimin ekipit të tij. Megjithatë ishte përsëri Ikardi që shpëtoi kampionët e Francës.

Sulmuesi argjentinas u inkuadrua në lojë në minutën e 85’, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë ia doli të shënojë duke i dhënë kështu fitoren ekipit të tij. Pas kësaj ndeshje PSG-ja renditet në vendin e parë me 30 pikë, ndërsa Brest renditet në vendin e 9-të me 17 pikë.

Për më shumë shikoni videon me rastet dhe golat e ndeshjes: