Paris Saint-Germain nuk i ka pritur mirë komentet e trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, për yllin parisien Kylian Mbappe, duke i bërë thirrje trajnerit francez të mos e destabilizojë 20-vjeçarin. Ditë më parë, Zidane tha se Kylian Mbappe ëndërron të luajë për Real Madridin, gjë që nuk i ka pëlqyer drejtuesve të PSG-së.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, u pyet për komentet e Zidanit pas fitores së skuadrës së tij kundër Club Brugge të mërkurën në Ligën e Kampionëve. “Ishin (komente) bezdisëse. Nuk është koha të flitet për ëndrra dhe gjëra të tilla. Nuk të ndalohet kjo”, tha Leonardo për komentet e Zidane.

“Mbappe është lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk është momenti për ta destabilizuar atë”, shtoi ai.