Armina Mevlani dhe Zen Berisha shuajtën të gjithë zërat për ndarje ditën e djeshme, teksa postuan një foto së bashku nga pushimet. Krah njëri tjetrit, çifti vendosën të publikonin foto bashkë pas shumë kohësh për të treguar se janë me njëri-tjetrin dhe të lumtur.

Por, përkrah fotos me Shkëlzenin pikas një koment nga ndjekësi që ka tërhequr vëmendjen e Armina Mevlanit.

“Ça është ky mashkull kaq i dashuruar moj aman aman që s’po gjen kohë të martohet.”- shkruan komentuesi në foton e Arminës dhe Shkëlzenit.

Aq është dashur që bloggerja t’i lerë komentin e saj lidhur me këtë temë: “Martesa jo gjithmonë përkufizon dashurinë”.

Ndjekësi ka vazhduar më tej: “Por ti e dëshiron atë dhe ajo gjë të bën të lumtur. Nqs ai s’mendon për lumturinë tënde dashuri është?”

Në këtë pikë Armina Mevlani nuk ka duruar më dhe i është përgjigjur prerë komentuesit: “Më fal në cilin moment lumturia është martesa??? Sigurisht që është gjë e bukur por përpara e kemi”.

E ftuar para disa kohësh në emisionin “Pushimet On ToP”, Armina Mevlani pohoi se e dëshiron shumë një martesë, por kjo nuk është vetëm në dorën e saj!