Një pamje mahnitëse që të lë pa fjalë. Ylberi në këtë rast nuk është i pa arritshëm, madje ngjyrat e tij mund t’i ndjejmë dhe ti prekim.

Është fjala për malet me ngjyrë ylberi në Peru, një nga karakteristikat më të mrekullueshme gjeologjike në botë.

Mali Ausangate i Andeve Peruane me shirita me ngjyra që variojnë nga bronzi në vjollcë deri në të kuqe dhe ari, është një atraksion turistik për të gjithë ata që e duan natyrën dhe bukuritë e saj.

Përse ky mal i veçantë ka këtë ngjyrë?

Ekzistojnë arsye të ndryshme por më kryesoret mendohet të jenë kryesisht për shkak të motit dhe mineralogjisë. Nënshtrimi i pllakës Nazka nën pllakën e Amerikës së Jugut filloi ndërtimin malor dhe ngritjen e rangut të Andeve.

Kjo prodhoi vullkanizëm domethënës dhe futjen e mineralogjisë së rrallë dhe të larmishme në malet e Andeve.

Shtresa të ndryshme të shkëmbinjve të sedimentit, si gur ranor, halite, zhavorri dhe minerale të tjera u ngjeshën njëra mbi tjetrën për të formuar shtresa të ndryshme.

Me kalimin e kohës, lëvizja dhe përplasja e pllakave tektonike lindi male të reja dhe gjithashtu ngjyra të reja. Kjo për shkak se sedimentet ndryshojnë ngjyrën kur i ekspozohen kushteve mjedisore, si bora, era dhe uji.

Për shembull, ngjyrosja e kuqe e shtresave sedimentare shpesh tregon ndryshkun e oksidit të hekurit si një mineral gjurmë. Për më tepër, ngjyrimi i verdhë i ndritshëm mund të jetë për shkak të sulfurit të hekurit si minerale gjurmë brenda çimentos në pore.

Përshtati në shqip/Pamfleti (Explorandes Peru)