Rreth 80 mijë banorë të njësisë administrative Rrajcë të bashkisë së Prrenjasit, do të mund të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm, falë një investimi që po kryhet nga qeveria shqiptare, Banka Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimi Europian. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili po zbaton projektin, bëri të ditur se aktualisht po punohet për instalimin e linjës përgjatë unazës në fshatin Rrajcë Fushë. Gjithashtu, dhe për përfundimin e punimeve në kaptazhin e burimit Gurrat e Zeza.

FSHZH thotë se po vijon puna për ndërtimin e disa ujësjellësave në të gjithë vendin në kuadër të programit të ujësjellësave ruralë. I ndarë në projekte të veçanta, ky program është nisma kryesore për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat rurale, me një shtrirje gjeografike në të gjithë vendin.

Aktualisht fokusi është në projektin “Furnizimi me ujë i zonave rurale III”, puna në terren për të cilin është e ndarë në katër lot-e. Konkretisht në lot-in I janë 2 skema furnizimi të reja në njësinë administrative Rrajcë, në ndihmë të 4 fshatrave. Aktualisht po punohet për instalimin e linjës përgjatë unazës në fshatin Rrajcë Fushë. Gjithashtu dhe për përfundimin e punimeve në kaptazhin e burimit Gurrat e Zeza.

Me financim të qeverisë Shqiptare, Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Bashkimit Europian zbatimi i këtij programi në të gjithë vendin synon të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe të pastër higjenikisht, duke përmirësuar kushtet bazë të jetesës.