Muhamed Veliu: Gjatë muajve të fundit, kemi parë valë protestash Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri. Nga informacionet që ju keni a ka të dhëna se në këto protesta ka influnecë ruse që kërkojnë Ballkan të destabilizuar?

Jens Stoltenberg: Debati politik, mosmarrëveshjet politike janë pjese e demokracisë dhe nuk është shenjë dobësie, ajo që nuk pranohet është përdorimi i cdo lloj dhune dhe minimi i intstituioneve. U bëj thirrje të respektoni institucionet demokratike të vendeve anëtare. Prandaj cdo mosmarëveshje duhet zgjidhur përmes dialogut politik dhe pjesëmarrjes në procese demokratike, Zgjedhjet janë pjesë themelore e procesit demokratik. Prandaj u bën thirrje aktorëve politike të marrin pjesë në dialog të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe jo duke minuar institucionet demokratike, Rusia ka bërë përpjekje për tu përfshirë, duke përfshirë edhe në proceset demokratike të vendeve aleate te NATOS. Situata në vendin tuaj do ja lija kryeministrit tuaj, por në përpjekje për tu përfshirë në procese të brendshme politike është e papranueshme dhna. Duhet të zgjidhni mosmarreveshjet përmes proceseve demkratike.

Rama; Së pari nuk është sekret ose mbase është sekreti më i madh publik që qasja e Rusisë ndaj NATO-s ndaj BE, ndaj proceseve integruese nuk është një qasje miqësore. Së dyti unë dua të nënvizoj faktin se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu, dhe çka disa forca kryesore të opozitës paralajmërojnë dhe mesa duket do përpiqen që të ndodhë ketu, do ishte njollë e pashlyeshme për vendin tonë si një vend anëtar i NATO-s e cila nuk është aleancë ushtarake, por e një grupi vendesh që ndajnë bashkë vlera dhe parime. Së treti, patjetër që dicka e tillë nuk shkon në favor të vendit nuk përputhet me interesat vlera parimet as të NATOS as BE dhe si e tillë ne ose padashje që në ujë në mullirin e atyre që nuk e dëshirojnë integrimin e plotë të BP as në NATO as në BE.