Klevis Balliu u shpreh se protesta pasditen e sotme do të vijojë pavarësisht hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal.

Balliu akuzoi kryeministrin Rama për arr estimet dhe tha se do i japë përgjigje pa mëshirë.

“Janë arr estuar tre persona në mënyrë të paligjshme, anti kushtetuese, pasi nuk ka pasur asnjë përplasje dhe asnjë problem. Nuk ka asnjë ligj që ndalon të drejtën për të protestuar. Jeni i dezinformuar, pasi nuk është bllokim rruge, por protestë, këto janë në protestë, nuk ka lidhje bllokimi i rrugës.

Nuk do të dalë nipi i Spiro Kolekës që të rikthejë nenin 55, ata që janë arrestuar janë arrestuar kundërshtim të ligjit. Kur u ndaloi të drejtën për të protestuar, Spiro Kali. Ky provokim që u ka ardhur banorëve të Unazës mund të sjellë dhe cfarë do që të sjellë përplasje apo gjithcka tjetër erdhi gjithcka si shkak i provokimit të Ramës.

Është Rama shkaktari që Rama është këtu. Banorët kishin 12 muaj në protestë pa asnjë incident, ndërsa ky i arrestoi, pasojat janë përgjegjësi e tij. Nuk e di cfarë do të ndodhë, por gjithcka ndodh është faji i tij. Përgjigja jonë ndaj bandave do të jetë e shpejtë e pamëshirshme.

Duhet dialog me banorët. Sot jemi në një moment kritik për hapjen e negociatave, ndërsa ky vjen dhe arreston njerëz të pafajshëm. Ky nuk merret me kushtet e Europës por do të hapë vizat me Serbinë.

Do ta mbrojmë pluralizmin me gjak. U them policëve hapni sytë, pasi Rama është në ditët e fundit dhe ata që zbatojnë urdhrat do të mbajnë përgjegjësi. Sot protesta do të vijojë në 18:30 dhe nuk e di sa do të vijojë, do ta vendosin banorët“, tha ai.