Gjithmonë Jurgen Klop do të shfaqet ndryshe nga trajnerët e tjerë në konferencë, shpeshherë duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve.

Kështu ndodhi dhe në konferencën e fundit përpara medieve.

Një gazetar nga Norvegjia kërkon një këshillë nga Klop për trajnerin e Manchester United, Solskjaer. Fillimi aspak i mirë i këtij sezoni në “Premier League” ka bërë që të vendoset në pikëpyetje edhe e ardhmja e tij.

Ndërkohë që përgjigja e Klopit për gazetarin ishte: “Ti vërtet ke menduar që të vish nga Norvegjia dhe të më bësh mua këtë pyetjen? Uau. Jo, ai nuk ka nevojë për këshilla. Ka qenë për 10-15 vite si lojtar dhe di gjithçka. Ka gjithashtu edhe eksperiencën si trajner në botën e futbollit”.