Propozimi për martesë është një nga momentet më të rëndësishme si për djalin ashtu edhe për vajzën, ku gjithmonë shikohen edhe detajet më të vogla. Keni parë propozime nga më të ndryshmet, që nga ato me petale trëndafili e qirinj nën dritën e hënës, deri ato në majë të helikopterit apo botës nënujore.

Propozimi i rradhës që po bën xhiron e rrjetit është komentuar nga njerëz me qëndrime të ndryshme. Mënyra e pazakontë që ai kishte zgjedhur ka tërhequr vëmendjen e disa personave, që kanë shprehur mendimet e tyre në “Facebook”. Në fotografinë e shpërndarë në internet, shihen katër feta bukë mbi të cilat është shkruar me mustardë në anglisht “Unë të dua. Do të martohesh me mua”.

Por mes komenteve që e pasuan, dikush u shpreh “Çfarë do ai? Bukë? Mustardë? Kam nevojë të di përgjigjen. Mesaduket jo çdokush di ta përcaktojë se sa romantike mund të jetë diçka unike që se ka bërë njëri më parë. Ndoshta vajza e pëlqente shumë mustardën! Por më e rëndësishmja është që ajo të ketë thënë “Po”.