Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me tre muaj hetimin për Kelment Balilin, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Prokuroria më herët i ka dërguar letër-porosi Greqisë për të marrë dosjen e hetimit, duke kërkuar të dhëna nga shëti fqinj për mbylljen e procesit.Në shtetin grek po zhvillohet një gjyq me disa të pandehur, jo vetëm me Balilin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i shpallur në kërkim.

Pala greke ka sjellë materialet e para për Klement Balilin, ndërsa në Greqi po zhvillohet një gjyq me disa të pandehur të cilët dyshohet si bashkëpunëtorë të Balilit në rrjetin e trafikut të drogës.j.j