Në kuadër të hetimeve për grabitjen e Rinasit, Krimet e Rënda u kërkojnë tre bankave të nivelit të dyte shifrën zyrtare të parave që kishin destinuar për ti dërguar jashtë vendit më 9 prill.

Paratë u grabiten në Rinas nga 5 të dyshuar mes tyre dhe Admir Murtaj, i cili mbeti i vrarë. Fillimisht shifra e pretenduar ishte 10 milionë euro të vendosura në 7 thasë, 5 me kartëmonedha dhe 2 me monedha metalike.

Ndërsa nga raporti për ngjarjen është shënuar 5.7 milionë euro. Kërkesa e krimeve drejtuar bankave dhe kompanive të transportit të vlerave monetare. Ndërsa në vendngjarje, 2 km larg Rinasit ku u realizua shkëmbimi i zjarrit janë sekuestruar 10 gëzhoja armë kallashnikov të cilat po ekzaminohen nga policia sëbashku me automatikun e Admir Murataj.