Së shpejti do të çelë dyert Poliklinika Qendrore e Lushnjës, pjesë e Programit Kombëtar 300 Qendra Shëndetësore Bashkëkohore.

Nga rikonstruksioni i kësaj poliklinike u ofrohen kushte bashkëkohore afër vendbanimit banorëve të qytetit të Lushnjës. Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se ky investim vjen falë programit të rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore.

“Patjetër që shëndetësia ka ende shumë nevoja, po kush thotë se ishte më mirë kur ishte më keq, duhet të kujdeset më shumë për kujtesën. 80 qendra shëndetësore të reja vjet, 100 deri në fund të këtij viti dhe 120 të tjera vitin e ardhshëm, nuk janë asnjë mrekulli, por ama janë një ndryshim dita me natën, krahasuar nga gjendja e luftës prej ku u nisëm”, -thotë Rama.

Me buxhetin e vitit 2019, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po rindërton 100 qendra shëndetësore, pjesë e programit kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave brenda këtij mandati qeverisës.