Arbana Osmani po përgatitet për të publikuar librin e saj më të ri me receta dhe këto përgatitije nënkuptojnë foto me ushqime të shijshme që të bëjnë të lëshojë goja lëng.

Instastory i saj është i mbushur çdo ditë me foto gatimesh të shijshme që e kanë çmendur fare edhe mikeshën e saj të ngushtë.

Xhemi Shehu ka paralajmëruar se do t’i bëjë unfollow Arbanës për këto foto, thjesht sepse e bëjnë të ndihet shumë e uritur.

“Më cmende, më haet bukë. Do të bëj unfollow”, i ka shkruar Xhemi Arbanës, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka nguruar t’a kthejë në shaka duke shkruar:

“Prishet miqësia mes dy moderatoreve të njohura”./Iconstyle