Prej ditësh në disa media qarkullon lajmi se 200 punonjës që shkojnë për të punuar në bizneset e tyre në Gadishullin e Karaburunit protesojnë pasi nuk lejohen që të hyjnë e dalin orar e pa orar përmes bazës detare të Pashalimanit, për të shkuar në vendin e tyre të punës.

Burime nga baza detare bënë të ditur per lexo.al, se për vite të tëra kompanitë e peshkimit por edhe individë e kanë shfrytëzuar, bazën ushtarake si rrugë kalimi për të shkuar në Karaburun.

Ndërkohë, sipas rregullores së aplikuar në Pashaliman prej vitesh, orari i lëvizjes për qytetarët apo peshkatarë e punonjës peshkimi ka qenë 8.00 deri në ora 17.00
“Lejet për vizitorët që vizitojnë parkun e Orikut, si edhe për individët dhe subjeket private që ushtrojnë aktivitetin në zonën e Karaburunit jepen gjatë ditëve të javës. Në përiudhën e verës ( 1 Qershor-15 shtator) nga ora 08:00-20:00 dhe në periudhën e dimrit ( 16 shtator – 31 maj ) 08:00-17:00. Për rastet e vecanta kjo pasqyrohet në autorizimin e hyrjes”.- thuhet në rregulloren e bazës ushtarake.

Në shumë raste, ky orar nuk respektohet nga kompanitë e peshkimit e shpesh punonjësit e saj kërkojnë të hyjnë dhe dalin në orare jashtë rregullores, duke mos respektuar kështu oraret e vendosura.
Në funksion të sigurisë së bazës detare më të madhe në vend, lëvizja përmes saj nuk lejohet jashtë orarit të përcaktuar, fakt për të cilin drejtuesit e kompanive të peshkimit janë informuar./Lexo.al