Ministria e Mbrojtjes njofton se ministrja Olta Xhaçka mori pjesë në një prej ceremonive më të veçanta ushtarake, me traditë 200-vjeçare.

Të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO, Rose Gottemoeller dhe ministrja e re e mbrojtjes së Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer,

“Gjatë ceremonisë së organizuar në Berlin, për nder të saj, presidentja e KE, i shprehu nominalisht ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka vlerësimet për rolin e saj në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO, duke e cilësuar vendin tonë si një aleat të denjë” – thotë Ministria e Mbrojtjes.

“Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtare e denjë e Aleancës” – raportohet të ketë thënë Von Der Leyen në bisedë me Xhaçkën.