Presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk e ka dekretuar gjeneral Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm. Në një reagim të shkurtër për mediat, presidenca sqaron se Meta nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme.

“ Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.”-thuhet në reagimin e Metës.

Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër.

Ngërçi për mosdekretimin e Lleshit, fillimisht u lidh me përcaktimin në Kushtetutë lidhur me veprimtarinë e Lleshit në Forcat e Armatosura. Por në këtë reagim të fundit, ende nuk është sqaruar nga Meta arsyeja e moskrijimit të bindjes për kandidaturën e tij.