Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi, Igli Tare, i cili pas karrierës u emërua drejtor sportiv i Lazio, ku edhe pavarësisht skepticizmit në fillimet e karrierës, po korr sukses, aq sa presidenti i klubit të njohur të Seria A, Klaudio Lolito, e ka pranuar një fakt të tillë. “Thoshin që kishte ardhur me gomone dhe e tallnin për këtë. Kam bërë një zgjedhje shumë të zgjuar. Ishte koha që do t’i rinovonim kontratën, erdhi në takim bashkë me prokuratorin dhe i thashë: “Shiko, nuk do ta rinovoj kontratën”.

Ai më tha: “Si? Ju më keni dhënë fjalën, nuk është korrekte, nuk është serioze. Ia thashë se kisha në plan ta bëja drejtor sportiv. “Po si, nuk kam as licencë”, – u përgjigj Tare. “Mos u shqetëso, – vazhdova – atë do ta marrësh. Mendohu për 30 minuta!

Erdhi pas gjysmë ore dhe më tha “po”. Telefonata e parë që mora pas këtij vendimi ishte ajo me Delio Rosi, i cili më pyeti nëse e kisha zgjedhur drejtorin sportiv. I thashë “po” dhe ai më pyeti: “Rrezik ke zgjedhur Taren”. “Po, – iu përgjigja. “Ti e bën këtë, sepse e di që ai është kundër meje”, – vazhdoi Rosi.

Aty shpërtheva: “Si guxon të më flasësh kështu? Ti je një nëpunës, bëj punën tënde dhe pas dy muajsh do të më falënderosh”, rrëfeu Lolito.