“Dialogu me të gjithë aktorët në Shqipëri është vendimtar”, ka deklaruar sot George Tsereteli, presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Ai ka reaguar ndaj situatës politike në Tiranë duke theksuar se shqetësimet e popullit shqiptar duhet të dëgjohen dhe të ndiqen me ndjenjën e përgjegjësisë politike, pa dhunë, përmes marrëveshjeve.

“Dialogu me të gjithë aktorët në Shqipëri është vendimtar! Shqetësimet e popullit shqiptar duhet të dëgjohen dhe të ndiqen me ndjenjën e përgjegjësisë politike, pa dhunë, përmes marrëveshjeve. Institucionet, përfshirë përfaqësuesit e Parlamentit, janë themeli i demokracisë”, – është shprehur ai.