Kreu i grupit të PS, Taulant Balla në një dalje për mediat ka komentuar edhe deklaratën e Metës për shpërndarjen e Parlamentit, duke thënë se Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe Meta nuk ka kompetenca për ta shpërndarë Kuvendin.

Balla ka ironizuar Metën duke thënë se po sheh ëndrra sy hapur kur flet me dekrete.

“Unë di që në Republikën e Shqipërisë zgjidhet nga Parlamenti dhe Parlamenti nuk zgjidhet nga Presidenti.

Parlamenti e ka të drejtë ta shkarkoje Presidentin, pasi një pune rigoroze të Komisionit hetimor.

Presidenti i Republikës sheh ëndrra me sy hapur, kur flet gjoja me dekrete për të shpërndarë parlamentin. Mos harrojmë të vetmen lidhje që ka Presidenti që është me Kuvendin, është vetëm ajo e thërritje së seancës së parë të parlamentit.

Presidenti nuk e ka këtë kompetencë, kurse Parlamenti e ka si kompetencë për ta shkarkuar Presidentin”, u shpreh Balla.