Presidenti Ilir Meta ka shkuar ne nje udhetim ne Itali, me parate e taksapaguesve shqiptare. Deri ketu, nuk ka asnje problem per sa kohe ai deklaroi ne mengjes se “Shumë i emocionuar nga pritja e ngrohtë e komunitetit shumë të dashur arbëresh të Plataci (Pllatënit) në Kalabri! 🇦🇱🤝🇮🇹”.

Por, “dardha e ka bishtin prapa”, thote popuĺli. Dhe  ne darke Ilir Meta ka nxjerr ‘bishtin’ kur ka publikuar nje video nga stadiumi i Romes, ku si tifoz i flakte i Celtikut, shkruan “Triumf fantastik i @CelticFC💚 në Romë! Tre pikë të siguruara në sek. e fundit vulosin kualifikimin për në fazën tjetër. FLM për emocionet e jashtëzakonshme që na dhuruat sot djema! Përqafime të zjarrta për tifozët e mrekullueshëm që shkëlqyen gjatë gjithë ndeshjes! #LAZCEL #UEL”.

Tani pyetja qe lind eshte, Ilit Meta ka vajtur me taksat tona per takime me arbereshet, apo per te pare ndeshjen ne Rome te ekipit te tij te zemres?

Kete duhet ta sqaroje Presidenca, pasi te kete mbyllur festimet pèr fitoren e Celtik./Lexo.al