Zëvendësministri i Arsimit, Redi Shtino ka bërë të ditur se kartat e studentit do të fillojnë të shpërndahen javën që vjen.

Sipas tij, ky vendim u mor në një mbledhje të mbajtur me administratorët e Universiteteve të Tiranës dhe me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

“Javën e ardhshme fillon ndarja e kartave për të gjithë studentët në të gjithë Universitetet e Tiranës”, shprehet ai ndër të tjera në postimin e tij në Facebook.

Kryetari i bashkisë Veliaj, është shprehur më herët se kjo kartë do të ofrojë fillimisht rreth 40 shërbime të Bashkisë së Tiranës.

40 shërbimet që përfitojnë studentët:

TRANSPORTI PUBLIK:

Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard)

MUZETË:

Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë); Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë); Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; Muzeu i Forcave të Armatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS; Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë);

GALERITË:

Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë);

Galeria Fab FALAS;

Galeria Zeta FALAS;

Galeria Kalo FALAS;

Gallery 70 Contemporary Art FALAS;

Bazament Art Space FALAS; COD FALAS;

Art Galeri E.Rira FALAS;

Vivart Gallery FALAS ;

Tirana Art Lab FALAS;

IICAS – International Interactive Contemporary Art Space FALAS;

QENDRA KULTURORE:

Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora);

TEATRO DHE KINEMA:

Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë);

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë)

Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë

Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë);

Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë);

Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë)

APR:

Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.);

Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje;

Kopshti Zoologjik 100 lekë

SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË:

Qendra Multifunksionale TEN salla falas;

Bibliotekat e Lagjeve – Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësirat për lexim dhe aktivitet falas.

Sheshet Publike – Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur procedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë.