30 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur, që nga fillimi i vitit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau lajmin, për lindjen e foshnjes që lindi në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe tani ndodhet nën kujdesin e ekipit mjekësor të Maternitetit “Koço Gliozheni”.
“Krian është fëmija i 30,000 i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, që përfiton Bonusin e Bebes, shpërblimin financiar për mbështetjen e familjeve të reja”, -shkruan Manastirliu.

Bonusi i Bebes është një politikë sociale që mbështet familjet e reja me shërblim financiar për lindjen e fëmijëve e cila ka filluar zbatimin me 1 Janar 2019. Të gjitha familjet përfitojnë 400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 1.2 milionë për fëmijën e tretë.