Pylli i Amazonës është në flakë që prej 2 javëve të fundit. Por kjo është ajo që ka arritur njerëzimi, në vend që të luftojmë për botën ne po luftojmë mbi të! Arsyet mund të jenë përfitimet politike, pakujdesia apo diçka tjetër, por ironia qëndron se vetë toka jonë po zhduket dhe ne jemi aq shumë të zënë me eksplorimin e planeteve të tjerë në hapësirë ose duke luftuar për të zgjeruar territoret tona. Ne harrojmë se nëse kjo vazhdon nuk do të ketë më një botë për të jetuar ne.

Hapsira më e madhe tropikale që ndihmon në zbutjen e temperaturës së tokës, uljen e ngrohjes globale, që shërben si shtëpi për miliona specie, që është vendi më i lagësht në tokë dhe prodhon 20% të oksigjenit në botë po digjet në hi.

Një “shtëllungë” tymi u përhap në Sao Paulo, një qytet në Brazil, sikur dita ishte shndërruar në natë por asnjë ngjarje e pazakontë kozmike nuk ka ndodhur. Kjo ishte si pasojë e tymit të bartur nga erërat e forta nga zjarri në Amazon, gati 1.700 milje larg. Sipas Reuters, rreth 73,000 zjarre janë evidentuar nga qendra kërkimore hapësinore e Brazilit INPE. Tymi udhëtoi nga vatrat e zjarrit në shtetet braziliane Rondônia dhe Amazonas dhe errësoi qiellin mbi qytet për rreth një orë. Qyteti nuk errësohej kjështu as gjatë ditëve me shi – ishte një incident tronditës për të gjithë vendasit.

Zjarret e tmerrshme të pyjeve në Amazon u shkaktuan kryesisht nga dy gjëra: ngrohja globale dhe kufizimet mjedisore (duke çuar në shpyllëzime).

Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) deklaroi se Amazon dikur besohej se ishte “rezistent ndaj zjarrit”. Kjo zonë pyjore rrallë ishte e prirur për zjarre për shkak të lagështirës që pengointe zjarret dhe nuk i lejonte të përhapeshin. Tani, shpyllëzimi rajonal dhe ndryshimi i klimës antropogjene kanë rritur forcimin e thatësirës që dikur ndodhte një herë në një shekull. Sot, pylli i Amazonës është në zjarr për shkak të një kombinimi të tillë të thatësirës dhe aktiviteteve njerëzore.

Gjatë thatësirës pemët përballen me mungesë uji e për pasojë rrëzojnë më shumë gjethe, duke e mbushur tokën pyjore me mbeturina gjethesh dhe detriti. Për më tepër pylli po humbet lagështinë e tij për shkak të mungesës së një shtrese të trashë pemësh që dikur ishte aty për të mbajtur lagështirën.  Daily News

 Lexo.al/