Disa muaj më parë, Robert Berisha njoftoi publikisht ndarjen e tij nga partnerja, Nora Istrefi, me të cilën ka një vajzë të quajtur Renee. Këngëtari tregoi se tashmë rrugët e tyre do të vazhdonin të ndara, mirëpo ai do të gjendej gjithmonë pranë vajzës dhe Norës sa herë të ishte e nevojshme.

Madje, gjatë intervistave të fundit, Roberti është shprehur se vetëm vdekja e ndan nga mamaja e vajzës së tij dhe tregoi se ata ishin ende të martuar me letra, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim. Gjithashtu, “Rtsh.al” tregon se Roberti e ka gati edhe një këngë që mund të jetë dedikim për Norën.

Ai do të marrë pjesë në “Festivalin e 58-të të RTSH-së” me një këngë dashurie. Kënga e tij do të ketë një tekst romantik dhe një muzikë të ndjerë, ndaj s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim derisa të dëgjojmë këngën e tij të re. Vetë Roberti s’ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me projektin e tij të ri, me të cilin me siguri do të na surprizojë.