Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është padyshim një ndër emrat më të njohur dhe ndër më të ndjekurat në rrjete sociale. Talenti i saj na ka bërë të gjithëve të ndihemi krenarë dhe të shumtë janë fansat që e ndjekin në çdo hap. Për të qenë më shumë në kontakt me ta, Dua ndan vazhdimisht në profilin e saj në Instagram momente të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në tualet, ku shfaqet me të brendshme përpara pasqyrës. Sigurisht që në foton e saj kanë vërshuar komentet e panumërta, mirëpo ne na e tërhoqi vëmendjen komenti i Olti Currit: “Po i bën reklamë vathëve”-shkruan Olti me humor për foton ku vathët janë aksesorët që dallohen më pak dhe ne u shkrimë së qeshuri.

Kujtojmë se prej disa muajsh tashmë, Dua Lipa është bërë kryefjala e mediave për lidhjen e saj me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.