Edhe pak punë ka mbetur dhe stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë gati për pritur ndeshjet e Kombëtares shqiptare. Impianti i ri që po ndërtohet në kryeqytet do të inagururohet në takim mes Shqipërisë dhe Francës që do të luhet më datë 17 nëntor.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet e fundit nga ky stadium, i cili ka marrë formë të plotë. Në inagurimin e “Arenës Kombëtare” do jenë mjaft personalite të ftuar, ku ndër to i pranishëm në Tiranë do të jetë dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
(TemA)