E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë Leyla Moses Ones mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj. Ajo theksoi se SHBA do të mbështesë pa kursim rrugën e Shqipërisë drejt konsolidimit të sistemit të drejtësisë, ndërsa apeloi tek magjistratët të jenë vigjilentë dhe mos të mbyllin sytë ndaj pabarazive.

“Amerika mbështet Shqipërinë në transformimin e sistemit të drejtësisë. Vetëm vite më parë, një grup zyrtarësh amerikanë qëndruan para disa studentëve, ku u përpoqën të japin leksionet e tyre mbi drejtësisë në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Afrikën. Ju mund të jeni pjesë e diçkaje më të madhe se vetja juaj dhe mund të keni zgjidhjen e duhur, për t’i dhënë progres reformës në drejtësi.

Ju jeni kryesoret për këto përpjekje. Mbi të gjitha në kuadër të demokracisë së vendit tuaj, Përpjekjet tuaja do të jenë me vlerë në sistemin e drejtësisë, Do të merreni vendime ditë pas dite për një sistem drejtësi transparent dhe do të luftoni korrupsionin. Ju do të flisni tek ata që besojnë te drejtësia. Do të shkoni drejt një Shqipërie demokratike dhe do të përfaqësoni profesionin tuaj në mënyrë të sinqertë dhe të drejtë, Duhet t’i mbani sytë hapur nga pabarazisë dhe korrupsionit. Jeni vigjilentë ndaj tyre. Nëse bëheni bashkë, përpjekjet tuaja do ta transformojnë sistemin e drejtësisë”-tha ajo.