Një ngjarje interesante ka ndodhur në një restorant ne Barcelonë, e ku protagonist kryesorë ka qenë futbollisti Gerard Pique.

Pique po darkonte së bashku me një kushëririn e tij. Ky i fundit kishte filluar një punë të re në qytetin spanjoll dhe kishte ftuar futbollistin për ta festuar.

Por çdo gjë nuk shkojë sipas planit të tyre. Vetëm pas disa çastesh që ishin ulur, policia hyri në restorant dhe i kërkojë mbrojtësit katalanas, të largonte makinën pasi e kishte parkuar në një kryqëzim.

32 vjeçari në këtë moment fillojë të debatonte me policinë, pasi nuk dëshironte që të çohej që ta largonte. Por pas shumë debatesh futbollisti u bind dhe pranoi që ta lëvizte makinën. Gjithsesi edhe pse e lëvizi makinën policia e dënoni me një gjobë Piquen.