Kapiteneria e Portit të Durrësit dhe Policia Kufitare kanë shëptuar mëngjesin e sotëm një 60-vjeçar që e kishte kaluar natën në det pasi kishte humbur orientimin. Kapiteni i Portit të Durrësit Taulant Allkja tha se shtetasi Lulzim Shadush Hajdaraj, 60 vjeç kishte dal që dje pasdite me pedalone nga zona e plazhit (afër Pista Kosova), raporton “BW’

“Personi kishte humbur orientimin si pasojë e errësirës dhe ishte larguar 3 milje nga bregu. Pas raportimit nga një anije në Radë, Kapiteneria e Portit ka njoftuar Policinë Kufitare në orën 06:15 për të shpëtuar personin, i cili ishte në gjendje shoku dhe i pa vetëdijshëm si pasojë e detit dhe lodhjes”, bëri të ditur kapiten Allkja. Ai pohon se 60-vjeçari u soll shëndosh e mirë dhe ndodhet në Zyrën e Policisë Kufitare për sqarime të mëtejshme.