Policia e Shtetit ka shtyrë deri më 15 gusht 2019, afatin për aplikimet për pranim në Kolegjin Profesional të Lartë për “Patrullë e Përgjithshme”

Në një reagim për mediat, ata kanë bërë të ditur se ky vendim vjen si shkak i kërkesave të shumta të adresuara në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe pamjaftueshmërisë së kohës për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar.

Fitues do të shpallen për 500 aplikantë.

“Policia e Shtetit, u vjen në ndihmë aplikantëve, të cilët dy prej dokumenteve të kërkuara, certifikatën familjare dhe dëshminë e penalitetit, do t’i marrin në zyrat e shërbimit për qytetarët.

Njëkohësisht të gjithë aplikantët që janë regjistruar në kursin për Leje Drejtimi, të paraqesin në dokumentet e kërkuara, vërtetimin që ndjekin këtë kurs, dhe në momentin që shpallen fitues në fazën e parë të konkurrimit, duhet të paraqesin Lejen e Drejtimit, në të kundërt skualifikohen dhe nuk kanë të drejtë të vijojnë fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Formulari dhe lista me dokumentet që duhet të plotësojnë aplikantët, tërhiqen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ministria e Brendshme e shikon me shumë interes dëshirën e të rinjve për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe inkurajon aplikantët për një garë të ndershme bazuar në meritë”, njofton policia.