Arrest në burg ka vendosur sot ne nje seance me dyer te mbyllura Gjykata e Durresit per policin dhe avokatin e arrestuar nga SHÇBA pak dite me pare, qe akuzohen për ushtrim të ndikimit të paligjshëm të paligjshëm tek gjyqtarë e prokurorë në këmbim të shpërblimeve monetare.“Sot Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur: Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin si masë sigurimi personal ‘Arrest në Burg’ parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve Haki Dyli dhe Devis Qana. Ndalimi i këtyre shtetasve u be i mundur pas hetimit disa mujor te kesaj ceshtjeje penale e filluar mbi bazen e materialit kallëzues të Kryetares së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, regjistruar për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (shtuar me ligjin nr. 9275, datë 16.09.2004) parashikuar nga neni 245/1 pg 2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Haki Dyli, me detyrë trupë shërbimi pranë kësaj gjykate”, njoftoi Prokuroria.Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Haki Dyli dhe Devis Qana, kanë kërkuar dhe marrë në disa raste përfitim të paligjshëm në vlera të ndryshme që varionin deri në 2000 Euro, me qëllim ndikimin e paligjshëm tek gjyqtarët dhe prokurorët, shtuan të njëjtat burime. Nga hetimi i kryer rezulton e provuar se gjyqtarët dhe prokurorët nuk kishin dijeni për veprimet e shtetasve Haki Dyli dhe Devis Qana.

Njoftimi i SHÇBA lidhur me arrestimet

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ekzekutoi 2 urdhër ndalimet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për:

– Inspektor Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës policie me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës;
– Devis Qana, 40 vjeç, Avokat, pranë Dhomës së avokatisë Tiranë.

Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas një hetimi me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme. Të dy këta shtetas, dyshohet në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma anti-ligjore. Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2.000 euro.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur të tjera detaje.j.j