Juventus e thërret, Inter i përgjigjet.

Ka qenë një ndeshje e çmendur ajo mes Interit dhe Sassulos në “Mepei Stadium”, ku u shënuan plot 7 gola.

Interi ia doli të triumfonte në fund 4-3 në këtë sfidë që pati shumë emocione.

Takimi nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, ku zhbllokuan shifrat që në minutën e 2-të, pas një goli të bukur me të djathtën nga Lautaro Martinez.

Gjithsesi, një gol mjaft të bukur “shpiku” edhe Domeniko Berardi tek vendasit në minutën e 16-të, dhe sfida u vu në baraspeshë. Zikaltrit provuan sërish, dhe kaluan në avantazh për herën e dytë, vetëm në minutën e 38-të, ku Lukaku tregoi gjithë potencialin brenda zone, duke shënuar pas një kthese.