Emri i Kejvina Kthellës është lakuar shumë në media ditët e fundit, pasi është raposrtuar të jetë marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për njohjen e saj me nipin e deputetit të PS-së, Redian Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit. Fillimisht u tha se Kejvina është mbajtur 10 orë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një person që mund të ketë informacione për lëvizjet e Rrajës.

“Vajza e showbiz-it është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë. Është marrë në pyetje në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes apo për lëvizjet dhe aktivitetin e shtetasit Redjan Rraja përgjatë datës 1 nëntor të vitit 2019”, u shpreh në emisionin “Opinion”, gazetari Spartak Koka.

Për lajmet ka reaguar vetë Kejvina përmes një postimi në Instastory, ku sulmon mediat, të cilat i quan flliqësira. Sipas modeles, ato kanë abuzuar me emrin e saj. “Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për kto artikuj qe keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!’, shkruan Kejvina. Kthella kishte kontakte të shumta me Rrajën dhe pritet që ekspertët të zbulojnë lëvizjet e tij të fundit përpara atentatit.