Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aksionit të polici në Shëngjin, për lirimin e hapësirave të plazhit të zaptuar paligjshmërisht.

Teksa poston videon nga aksioni, Rama thekson se “Plazhet e Shëngjin-Velipojës, janë mbase dy xhunglat më të mëdha, që ka krijuar rrumpalla e kahershme e dokumentave të pronës dhe paaftësia e zullumhania kronike e bashkive të djathta”.

“Plazhet e Shëngjin-Velipojës, janë mbase dy xhunglat më të mëdha, që ka krijuar rrumpalla e kahershme e dokumentave të pronës dhe paaftësia e zullumhania kronike e bashkive të djathta.

Çlirimi i tyre nga zaptuesit vazhdon përditë, por fundi pa kthim i lukunisë së zaptuesve, do të vijë me Ligjin e Ri për Vijën Bregdetare dhe dorën e hekurt që falë këtij ligji, shteti do të mund të vendosë nga viti që vjen, për t’ia kthyer përfundimisht plazhin Popullit👊”- shkruan Rama. (TemA)