Plot 219 vende të lira pune janë në dispozicion të ekslentëve që duan të jenë pjesë e administratës publike.

E ftuar në studion e ERTV, Drejtorja e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, foli për thirrjen e dytë drejtuar ekselentëve që mund të aplikojnë për një vend pune në platformën punëtëmbarë.al.

Risia e thirrjes së dytë është se tashmë në platformë, mund të aplikojnë edhe studentë që kanë përfunduar studimet që nga viti 2015 dhe që plotësojnë kriterin kryesor, mesatare të studimeve nga 9 deri në 10.

“Deri tani janë rreth 420 aplikime dhe thirrja do të jetë e hapur deri në 20 Shtator. Vendet vakante janë 219. Thirrja do të hapet sërish edhe gjatë 2020. Administrata ka nevojë për juristë dhe ekonomistë, por edhe shkenca si inxhinjeria, janë me interes. Kryesisht vendet e puëns të lira janë në sistemet qëndrore të ministrive të linjës, apo institucione si administrata doganore dhe tatimore, agjencia e menaxhimit të burimeve ujore ka hapur 18 vende pune”, tha Koçiu.

Drejtorja e DAP shtoi se në këtë thirrje të dytë, me pikë shtesë do të vlerësohen kandidatët që veç diplomës dhe listës së notave do të paraqesin edhe dokumentat që vërtetojnë përfshirjen e tyre në aktivitete ekstra-kurrikulare apo skema vullnetarizmi gjatë kohës së studimeve.

“Në platformë duhet ngarkuar diploma, lista e notave me mesatare dhe tashmë përfshihen edhe aktivitetet ekstra kurrikulare, aktiviteti që studentët kryejnë në kohën kur janë në kërkim pune, pjesëmarrja në seminare, etj. Këto skema favorizojnë për të marrë më shumë pikë. Një element që shton pikë në renditje është edhe vullnetarizmi, kush është përfshirë në skema vullnetarizmi gjatë periudhës së studimeve ka më shumë shanse për t’u përzgjedhur. Masteri shkencor gjithashtu ka më shumë pikë dhe avantazh”, përfundoi Koçiu.

ERTV Intervista 🎤: Me Drejtoren e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, mbi thirrjen e dytë për punësimin e ekselentëve përmes portalit punëtëmbarë.al, mbi kriteret, procesin e përzgjedhjes dhe profilet e vendeve të punës në dispozicion.Vetëm me një klik, fitoje punën pa mik! 😀

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 18. September 2019