Një ndër destinacionet më të preferuara në Shqipëri është “Rana e Hedhun” në Shëngjin, vend i cili shpeshherë frekuentohet jo vetëm gjatë sezonit të plazhit.

Jo vetëm turistë vendas, por po ashtu dhe të huaj e vizitojnë këtë pjesë të bregdetit, por tashmë që sezoni ka mbaruar, një skandal ka ndodhur. Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme të mbërritura në redaksinë e /ShqipëriaIme, disa pushues e kanë zgjedhur si vend për të kaluar një piknik aty, por shumë ndryshe nga e zakonshmja. Duket se ata aknë shfrytëzuar faktin se sezoni ka përfunduar dhe tashmë ai është një vend mjaft i qetë.

E si rrjedhojë “pa komplekse” kanë vendosur të shijojnë qetësinë e ofruar aty totalisht të zhveshur, gjë e cila është mjaft e pazakontë në vendin tonë./ShqipëriaIme