Reperi i famshëm amerikan Lil Reese, emri i vërtetë i të cilit është Tavares Taylor, është plagosur rëndë. Sipas mediave të huaja, 26- vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u qëllua në qafë pasditen e djeshme.

Taylor u transferua në Qendrën Mjekësore Christ në Oak Lawn, Illinois të SHBA-së, ku ndodhet në gjendje kritike.

Policët janë duke hetuar rastin, dhe sipas raportimeve të para, ai u gjet në vendin e ngjarjes i mbuluar me gjak dhe nuk dihet akoma se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Reperi është një ndër më të pëlqyerit nga të rinjtë dhe është në vendin e 73 në listën e “Hot 100 të Billboard”.

Së fundmi ai publikoi këngën “Us” në bashkëpunim me Rick Ross dhe Drake.