Aktori Bes Kallaku po xhiron filmin e tij më të ri të titulluar “Falco”, pjesë e kastit të të cilit janë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar. Dita ditës, Besi ka zbuluar për fansat disa prej emrave që do t’i shohim në film, ndërsa pak më parë ka treguar se do të jetë edhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi.

Aktori ka publikuar në Instagram një skenë nga filmi, ku shfaqet duke firmosur me Sokolin “transfertën” e tij në ekipin e Laçit. “Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti”-shkruan Besi krahas fotove me futbollistin.

Kujtojmë se Besi nuk do të jetë vetëm regjisor dhe skenarist, por edhe aktor kryesor i filmit të tij “Falco”, i cili pritet të dalë shumë shpejt në kineama.