Ndodhi në aeroportin e Çikagos, të mbuluar me dëborë dhe mjegull: në fluturim nga Karolina Veriore kishte 41 persona

Një aeroplan I linjës American Airlines u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Piedmont Triad në Karolinën e Veriut dhe u doli jashtë piste gjatë fazës së uljes në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Chicago O’Hare. Nga videoja e postuar në mediat sociale vërehen vështirësi në frenimin nga avioni për shkak të borës së bollshme që mbulon pistën, e cila është shndërruar në një fletë akulli. Në bordin e avionit kishte 38 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit. Sipas mediave lokale, askush nuk u lëndua dhe pasagjerët u nxorrën jashtë aeroplanit në mënyrë të sigurtë.

Video:

https://video.corriere.it/esteri/pista-ghiacciata-l-aereo-non-frena-finisce-fuori-pista-video-dell-atterraggio/8d17d168-04a4-11ea-83e5-874bd48f0bf6