“Green Line Albania” është një organizatë mjedisore e cila vepron në Shqipëri dhe është anëtare me të drejta të plota të Organizatës Ndërkombëtare “Let’s do it World”.

Nismat e kësaj organizate kanë shërbyer shpesh herë edhe si një promovim i Shqipërisë, siç edhe është rasti i mëposhtëm.

“Find Penguins” ka publikuar rastin e dy aktivistëve të përkushtuar mjedisorë të organizatës “Green Line Albania” të cilët investojnë kohë dhe njohuri për të pastruar lumenjtë dhe plazhet e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Shqipëria – një vend i panjohur për ne deri më tani: male të thepisura, rrugë aventureske, 3 milion banorë, plazhe të gjata, qen pa shtëpi dhe njerëz mikpritës.

Ne vizituam Shqipërinë për 3 ditë dhe u organizuam për t’u takuar me Rrahimin dhe Malvinën. Të dy janë aktivistë të përkushtuar mjedisorë të organizatës “Green Line Albania”.

Të dy të rinjtë investojnë kohë dhe njohuri për të pastruar lumenjtë dhe plazhet e Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, ata të dy përqendrohen në arsim, madje edhe në mesin e shumë të rinjve shqiptarë, në mënyrë që të krijojnë një edukim afatgjatë mjedisorë.

U koordinuam të takoheshim në plazhin e Durrësit dhe biseduam për mbrojtjen e mjedisit, reduktimin e mbeturinave dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Rezultati është një pikturë që të dy të dëshirojnë të përdorin kur ata të vizitojnë të rinjtë në të ardhmen për t’i bërë sfidat e ndotjes detare edhe më të prekshme.

https://findpenguins.com/meeresmaler/footprint/5dbe9ff5210376-03200127