Mëngjesi i ditës së sotme ka nisur me erëra të forta në të gjithë vendin, kryesisht në jug të Shqipërisë. Për shkak të kësaj situate, trageti që udhëton nga Vlora drejt Italisë nuk do të niset për dy orë.

Edhe peshkatarët janë detyruar që të qëndrojnë larg detit, prej erës së fortë. Gjithashtu është pezulluar dalja e tyre dhe e anijeve të peshkimit në det. Përveç erës së fortë, janë parashikuar dhe reshje intensive moti që mund të shkaktojnë përmbytje në disa qarqe të vendit.