Ndërkohë që janë rikonstruktuar dhe rindërtuar një pjesë e konsiderueshme e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit, ERTV ka parë nga afër punimet për ndërtimin nga e para të një banese në fshatin Picall të Njësisë Administrative Petrelë.

Drejtori i Emergjencave Civile në Bashkinë Tiranë, Erindi Bejko, shpjegoi punën që po bëhet për rindërtimin e banesës dy katëshe të familjes së Ilir Stafës.

“Shtepia qe po shohim ka filluar rindertimin jo me larg se dje. Po te ishim dje ketu do shihnim nje gje te goditur nga termeti, nje objekt te amortizuar i cili kishte marre nje goditje nga pikepamja konstruktive dhe ishte nje shtepi e cila nuk mund te rikonstruktohej dhe donte patjeter rindertim, keshtu qe me ekipin e njesise administrative, me ekipin e inxhiniereve te bashkise vleresuam qe shtepia duhej te rindertohej nga e para”, tha Bejko.

“Ne fshatin Picall ku jemi aktualisht jane 8 familje te prekura, nder to ka nisur ndertimi edhe tek nje familje tjeter, gjithsej jane 48 banesa te demtuara nga termeti. Per keto ka filluar diku projekti, diku rindertimi i banesave”, shtoi Administratori i Njësisë Petrelë, Sokol Kupi.

Drejtori Bejko theksoi në anë tjetër se punimet ndiqen dita ditës nga koordinatori i rindërtimit bashkë me ekipin e arkitektëve dhe inxhinierëve që monitorojnë cilësinë e punimeve për shtëpinē.

ERTV LIVE😊: Në Petrelë të Tiranës, ku ka nisur puna për ndërtimin nga e para të shtëpisë së familjes Stafa🏡Brenda dhjetorit do të rikthehemi për të parë banesën e re, ndërkohë që skuadrat e terrenit po punojnë pa pushim për të garantuar që çdo familje e prekur nga pasojat e tërmetit, të ketë një strehë të sigurtë e dinjitoze brenda një kohe të shkurtër👍#Shqipëriasolidare#Shqipëriaqëduam🇦🇱☀

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 3. November 2019