
Sara Hoxha dhe Ledion Liço festojnë sot përvjetorin e tyre të parë të martesës.
Me këtë rast trashëgimtarja e Top Channel i ka bërë një surprizë bashkëshortit të saj.
Ata bashkë kanë shkuar të ndjekin koncertin e ‘30 Seconds on Mars’ i cili është grupi i preferuar i Ledionit.
‘Për përvjetorin tonë ai donte të shikonte grupin e tij të preferuar’, shkruan Sara.
Kujtojmë që trashëgimtarja e Top Channel është muajt e fundit të shtatzënisë dhe pritet që shumë shpejt të bëhet nënë për herë të dytë.