Militantët e Partisë Demokratike kanë krijuar tensione në protestë pasi kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë dhe të hyjnë në brendësi të bibliotekës së Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ ku po zhvillohet mbledhja e konstituimit të Këshillit të ri të Bashkisë së Shkodrës. Në këtë grup militantësh që po shtyhen me policinë është edhe ish-deputeti Bardh Spahia. Deri më tani ka patur 4 tentativa për të çarë kordonin e parë të policisë, megjithatë ka qenë e pamundur.