Pas lajmeve te paverteta se nga perplasja mes banoreve dhe policise ne zonen e ASTIR-it, ka patur nje viktime, ka reaguar edhe spitali i traumes qe ka shpjeguar te verteten.

Spitali i Traumes sakteson se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit dhe se asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën.

Reagimi:

Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të lënduar në zonën e Astirit.

Asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Spitali është në gatishmëri të plotë.