Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me protestën që opozita mbjati ditën e djeshme para kryeministrisë.

Në një postim në facebok Hajdari shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë ata që morën pjesë në tubimin e mbrëmshme dhe mbajtën një protestë paqësore.

“U jam mirënjohëse të gjithë atyre që morën pjesë në protestën e mbrëmshme dhe mbajtën një protestë paqësore.

Ndërsa vazhdon përpjekja për hapjen e negociatave në javët e ardhshme, kjo betejë është në emër të të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake. 🇪🇺🇦🇱”- shkruan Hajdari në facebook.