Tre shkolla janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në kryeqytet. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një postimi në facebook.

“Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër.” shkruan Shahini.